Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë pasdite në liqenin e Shkodrës. Rreth orës 16:32, kapiteni i anijes turistike të Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se është mbytur teksa përpiqej të shpëtonte dy turistë që kishin rënë në ujë.
Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit.
