Tragjedi në Qafën e Llogarasë/ Identifikohet viktima që i vuri flakën vetes në automjet, 32-vjeçari ish-punonjës policie

Data

Është identifikuar viktima e ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si Qafa e Llogarasë, ku një automjet u përfshi nga flakët dhe drejtuesi humbi jetën brenda mjetit.

Sipas informacioneve zyrtare, viktima është Artjol Xhelo, 32 vjeç, banues në Ura Vajgurore. Ai rezulton të ketë qenë ish-punonjës i Policisë së Shtetit, nga e cila është larguar me dorëheqje në vitin 2023.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 32-vjeçari i ka vënë flakën vetes brenda automjetit, pasi paraprakisht ishte lyer me lëndë djegëse. Për pasojë, ai ka humbur jetën në vend, pa mundur të dalë nga mjeti.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se një nga pistat kryesore që po shqyrtohet është vetëvrasja, ndërsa dyshohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. Megjithatë, autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike.

Në vendngjarje ndërhynë shërbimet zjarrfikëse dhe Policia, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa pritet që në orët në vijim autoritetet të japin më shumë detaje zyrtare mbi këtë rast të rëndë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related