Një aksident fatal është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Libofshë, në zonën e fshatit Agim, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, viktima po udhëtonte me motomjet kur ka humbur kontrollin e drejtimit dhe ka dalë nga rruga, duke pësuar dëmtime të rënda trupore. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit tragjik.
