Policia italiane ka arrestuar në Piacenza një 22-vjeçar shqiptar, i cili kishte hyrë ilegalisht në Itali dhe kishte ngritur një aktivitet të strukturuar për shpërndarjen e kokainës, duke përdorur bodrumin e një lokali si bazë operative.
Arrestimi u krye në zonën e Via Ottolenghi, ku oficerë të policisë, të veshur civilë, konstatuan një pazar droge mes të riut dhe një shtetaseje italiane. Menjëherë pas ndërhyrjes, shqiptari u ndalua dhe iu nënshtrua kontrollit fizik.
Droga e ndarë në doza dhe para cash
Gjatë kontrollit, policia i gjeti 27 doza kokaine, me peshë rreth 12 gramë, si dhe 300 euro cash, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.
Hetimet u zgjeruan më pas në një bodrum, i cili i ishte vënë në dispozicion 22-vjeçarit nga një shtetas italian, pronar i një lokali në zonë. Në ambient u sekuestruan materiale për peshimin dhe paketimin e lëndës narkotike, duke konfirmuar se vendi përdorej si depo dhe pikë përgatitjeje e dozave.
Vendimi ndaj të arrestuarit
I riu shqiptar u dërgua në burgun e Piacenzës, ku do të qëndrojë në pritje të gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë, shtetasi italian që kishte vënë në dispozicion ambientin po hetohet në gjendje të lirë për bashkëpunim në aktivitet kriminal.
Autoritetet bëjnë me dije se, pas përfundimit të procesit gjyqësor, 22-vjeçari shqiptar do të dëbohet nga Italia, përmes Zyrës së Emigracionit, për shkak të qëndrimit të paligjshëm në vend.