Tmerrohet Dua Lipa! Fansat e “fiksuar” i futen fshehurazi në dhomën e hotelit

Data

Artistja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka mbetur e tmerruar kur fansat u futën në hotelin e saj dhe e prisnin jashtë derës së dhomës së gjumit.

Këngëtarja 29-vjeçare ishte duke qëndruar në një hotel në Santiago të Kilit, kur adhuruesit e saj arritën të hynin në ambientet e saj private.

Artistja ishte në qytet për të filmuar një reklamë përpara se të ndodhte shkelja e sigurisë. Ndërsa mësohet se Dua është e padëmtuar pas incidentit, është raportuar se ajo ka mbetur e tronditur.

Fansat besohet se kanë pritur yllin për të bërë fotografi, dhe gjithashtu kanë qëndruar pranë një ashensori në përpjekje për t’iu afruar asaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related