Tjetërsuan 448 mijë m2 tokë në Spitallë të Durrësit, lihet në burg “koka e vjedhjes” Ardit Kërtusha, ish-zv/drejtori i Kadastrës dhe 3 të tjerët

Data

Gjykata e Durrësit ditën e djeshme ka marrë vendimin për “kokën e vjedhjes” Ardit Kërtushën, ish-zv/drejtorin e Kadastës Leonard Kadrimi si dhe tre shtetasit e tjerë me iniciale L. Xh., D. T., Gj. N. Raportohet se vendimi i masës së sigurisë është mbajtur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës dhe të pestë akuzohen se kanë tjetërsuar pronë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Në dosjen hetimore të Gjykatës së Shkallës së Parë thuhet se është tjetërsuar një sipërfaqe masive toke prej 448 mijë metra katrorë e shtetit e cila u kalua te privatët me letra fiktive. Kujtojmë se Ardit Kërtusha, është jo pak i njohur në media për aktivitetet e tija sa në politikë, në përfshirjen e një sherri në Durrës ku mbeti dhe i plagosur. Ardit Kërtusha, që rezulton se ka mbajtur disa poste drejtuese në administratën lokale në Durrës, në vitin 2020 kandidoi për drejtimin e degës së Partisë Socialiste, e më pas në 2021 kandidoi për PD zyrtare nën drejtimin e Lulzim Bashës në qytetin e Durrësit. Më 16 Maj 2022, ish-kandidati i PD zyrtare, është plagosur me armë zjarri në lokalin e këngëtarit, Noizy, ku autori fillimisht është afruar drejt tij dhe e ka qëlluar në këmbë pas nisjes së nisjes së një sherri. Zanafillë e cila kishte nisur që në prill të 2022, ku janë rrahur me njëri-tjetrin. Kërtusha asokohe para policisë ka deklaruar se zanafilla e sherrit ka nisur për shkak të konflikteve që kishte pasur më herët për pronat me autorin.
Deklarata e përfituesve
Nga ana tjetër përfituesit e kësaj toke kanë deklaruar para togave të zeza se nuk figurojnë si pronarë por kanë firmosur për llogari të Ardit Kërtushës. Burime bëjnë me dije se prona shtetërore është kaluar me firmën e numrit dy të Kadastrës Durrës, Leonard Kadrimi, bashkëshort i zëdhënëses së Rithemelimit, i cili u arrestua. Toka e tjetërsuar është sekuestruar.

Hetimet e Prokurorisë Durrës

Nga hetimet e prokurorisë së Durrësit rezulton se juristja e Kadastrës, Aida Kila ka pranuar dokumentet false të Lirim Xhametës duke i hapur rrugë së pas regjistrimit me falsifikim të kësaj prone. Ndërsa juristi tjetër Mikel Zaho dhe zv/drejtori i Kadastrës Leonard Kadrimi dukshëm me veprimet e tyre kanë lejuar tjetërsimin e mëtejshëm të pronës. Rezulton se ata nuk kanë respektuar hallkat e përcaktuara administrative, duke përjashtuar të paktën përgjegjësen e zonës dhe drejtuesin e ASHK nga kontrolli i praktikave të sipërcituara”.

Masat e sigurisë

Operacioni “Tjetërsimi”, të arrestuar:

1- Leonard Kadrimi, 35 vjeç, banues në Durrës, ish-zv/drejtor i ASHK Durrës, – Akuzohet për ‘Shpërdorim detyre”
2- Lirim Xhameta, 58 vjeç -përfitues i 75 000 m2 – Banues në Durrës – Akuzohet për “Mashtrim” e “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”
3- Dashnor Taulla, 61 vjeç, –  përfitues i 76 000 m2 – Banues në Durrës – Akuzohet për “Mashtrim” e “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”
4- Ardit Kërtusha, 33 vjeç – banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës – Akuzohet për “Mashtrim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”
5- Gjovalin Ndoci, 44 vjeç – banues në Durrës, Akuzohet “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”

Në kërkim   

Mikel Zaho, 46 vjeç, banues në Durrës, ish-jurist i ASHK Durrës, Akuzohet për “Shpërdorim detyre”;
Krenar Karati, 65 vjeç, banues në Durrës, “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”

Detyrim me paraqitje 2 herë në muaj

1-Aida Kila – ish juriste e ASHK Durrës, Akuzohet për “Shpërdorim detyre”
2- Oliver Xhamuça
3- Bukuroshe Bega
4- Shqiponjë Vaka
5- Shkëlqim Taulla
6- Kastriot Taulla
7- Ëngjëll Taulla
8- Klaudio Xhameta
9- Myzejen Xhameta
Nga Oliver Xhamuça tek Myzejen Xhameta, të 8 akuzohen për “Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related