Tjetërsimi i pronave/ Apeli i ashpërson dënimin me burg ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj

Data

Gjykata e Posaçme e Apelit i ka ashpërsuar dënimin ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj në lidhje me tjetërsimin e pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Ai kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila e kishte dënuar me 4 vite burgim për veprën penale “shpërdorim detyre”, nga të cilat do të duhet të vuante vetëm 1 vit e 4 muaj burgim për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.

Apeli jo vetëm që nuk ia uli, por ia rriti edhe më tej, duke e dënuar përfundimisht me 4 vite burgim për të njëjtën vepër penale, nga të cilat do të vuajë vetëm 2 vite e 8 muaj burgim për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.

Ish-kryebashkiaku është dënuar dhe me heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.

Gjithashtu, Apeli ka dënuar me nga 2 vite burgim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” edhe shtatasit Bledar Cara dhe Juxhina Mema, të cilëve nga gjykimi i shkurtuar dënimi iu ulet në 1 vit e 4 muaj burgim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related