Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë një takimi me banorët në Fushë Kuqe dhe në disa zona të tjera të Kurbinit, ka akuzuar qeverinë për dështim në zhvillimin e fshatrave, duke theksuar mungesën e ujit të pijshëm dhe vaditës, dhe për shpërndarjen e fondeve të IPARD
“Nuk mund të ketë zhvillim të fshatrave si në Fushë Kuqe, ku mungon uji i pijshëm, ku uji vaditës për tokat bujqësore mbetet vetëm mjet propagande dhe fondet e IPARD, shkojnë në xhepat e Krifcës dhe Krifcave të oborrit qeveritar”, thotë ai në një reagim në rrjetet sociale.
Deputeti i PD-së ka kritikuar gjithashtu mungesën e mbështetjes për sipërmarrësit turistikë, që janë lënë pa energji elektrike dhe shërbime elementare.
Postimi i plotë i Gjekmarkajt:
Në Fushë Kuqe, me demokratë e banorë që sfidojnë vështirësi e padrejtësi të pushtetit !
