Tiranë në alarm para festave/ Kapet në flagrancë 22-vjeçari me fishekzjarre për shitje të paligjshme

Data

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi u kap duke tregtuar lëndë piroteknike në kundërshtim me ligjin, në prag të festave të fundvitit.

Gjatë zbatimit të planit të posaçëm të masave për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarret dhe kapsollat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan për kontroll një automjet në bulevardin “Bajram Curri”, i drejtuar nga shtetasi S. M., 22 vjeç.

Nga kontrolli i mjetit, policia gjeti disa pako me lëndë piroteknike që dyshohet se ishin destinuar për shitje të kundërligjshme. Sipas uniformave blu, i riu nuk dispononte asnjë faturë blerjeje apo dokumentacion ligjor për mallrat e sekuestruara.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 22-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe do të hetohet për veprat penale:

  • “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”,
  • “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”,
  • “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.

Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin dhe në vend, me qëllim garantimin e sigurisë publike gjatë festimeve të ndërrimit të viteve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related