“Po, ua kam kërkuar”/ Rama pranon kontaktet për Ramë Gecin: U them ministrave të takojnë biznesmenë sa herë është e nevojshme

Data

Kryeministri Edi Rama ka komentuar publikisht bisedat e zbuluara mes zv/kryeministres Belinda Balluku dhe sipërmarrësit Ramë Geci, duke pranuar se ka ndërhyrë personalisht për të nxitur kontakte mes ministrave dhe biznesmenëve.

Gjatë konferencës për shtyp, Rama tha se nuk e përjashton mundësinë që t’i ketë kërkuar Ballukut të takohet me Ramë Gecin, duke e cilësuar këtë si një praktikë normale të drejtimit të qeverisë. Sipas tij, bashkëpunimi dhe komunikimi me sipërmarrësit është pjesë e detyrës së kryeministrit dhe e çdo qeverie që synon zhvillimin ekonomik.

Rama e përshkroi Ramë Gecin si një sipërmarrës të respektuar, që krijon vende pune dhe mban familje të tëra në Shqipëri. Ai theksoi se dera e tij ka qenë dhe do të mbetet e hapur për biznesin, duke shtuar se u kërkon ministrave të tij të takojnë sipërmarrës sa herë që lind nevoja për të zgjidhur problematika apo për të nxitur investime.

Kryeministri theksoi se takimet me biznesmenë nuk kanë lidhje automatike me favorizime apo tendera publikë, duke i cilësuar këto akuza si interpretime të pabazuara. Ai shtoi se ka takuar dhe ka ftuar në Shqipëri dhjetëra përfaqësues kompanish ndër vite, pa pasur lidhje me vendimmarrje konkrete për prokurime apo kontrata.

Deklaratat e Ramës vijnë në një kohë kur çështja “Balluku” dhe komunikimet e saj janë në fokus të debatit politik dhe hetimeve, ndërsa kryeministri këmbëngul se kontaktet mes qeverisë dhe biznesit janë normale dhe të domosdoshme për funksionimin e shtetit dhe ekonomisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related