“Tiranë — Arrestohet 47-vjeçare kineze për shfrytëzim prostitucioni, procedohen penalisht dy bashkëatdhetare”

Data

Një 47-vjeçare kineze është arrestuar nga policia pasi akuzohet se shfrytëzonte dy bashkëatdhetare të saj për të ushtruar prostitucion. Në pranga ka rënë 47-vjeçarja me iniciale F. Z., për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Ndërsa nisi procedimi penal për dy punonjëset e seksit me iniciale D. W., 44 vjeçe, dhe L. C., 46 vjeçe, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”. 47-vjeçarja shfrytëzonte për prostitucion dy bashkëatdhetaret, të cilat e ushtronin këtë veprimtari kriminale në apartamentin ku banonin.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Foreign 3”, goditet një rast i shfrytëzimit të prostitucionit dhe një rast i përshtatjes së ambienteve, për prostitucion. Shfrytëzonte 2 shtetase kineze, për prostitucion, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçarja, shtetase kineze. Procedohen penalisht 2 shtetaset që ushtronin prostitucion, pasi kishin përshtatur apartamentin e tyre për këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foreign 3”. Në kuadër të këtij operacioni:

-u arrestua shtetasja kineze F. Z., 47 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-nisi procedimi penal për shtetaset kineze D. W., 44 vjeçe, dhe L. C., 46 vjeçe, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Shtetasja kineze F. Z. shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetaset e tjera kineze, të cilat e ushtronin këtë veprimtari kriminale në apartamentin ku banonin. Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related