Tirana “nën pushtetin” e stuhisë, trafik i rënduar

Data

Tirana është përfshirë nga reshje të dendura shiu duke shkaktuar kështu edhe një trafik të rënduar pasi makinat qarkullojnë me vështirësi.

Prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike.

Në orët e vona të mbrëmjes, sipas Shërbimit Ushtarak Meteorologjik, në pjesën më të madhe të vendit, intensiteti i reshjeve bie duke mbetur prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Ndërsa në juglindje kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes reshjet e shiut priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related