Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, një nga figurat më të ndjekura në TikTok, i pranishëm në protestën e thirrur nga opozita shqiptare kundër mbylljes së këtij aplikacioni e ka quajtur vendimin e qeverisë si një përpjekje për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të mbyllur gojën qytetarëve shqiptarë, opozitës dhe të rinjve.
Sipas Dogjanit, ky është një hap tjetër drejt diktaturës, ku qytetarët po detyrohen të konsumojnë vetëm lajmet e orientuara nga qeveria. Deputeti ka theksuar gjithashtu rëndësinë e TikTok-ut si një platformë për të denoncuar korrupsionin dhe për të ndihmuar bizneset dhe individët në nevojë. Dogjani e ka mohuar pretendimin e qeverisë se TikTok-u është një rrezik për fëmijët, duke e cilësuar atë si një justifikim të pabazuar.
Dogjani: Vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok-ut është një vendim për t’i mbyllur gojën qytetarëve shqiptar, opozitës, të rinjve, sepse qeveria ka frikë nga fjala e lirë.
