Edi Rama e çarmatosi, e lau dhe e shpëlau Erion Veliaj, dhe më pas i shkoi SPAK. Kështu deklaron gazetari Armand Shkullaku në ‘Çim Peka LIVE’ gjatë debatit për arrestimin e Erion Veliajt.
Shkullaku theksoi se nuk mund të arrestohej Erion Veliaj pa miratimin e Ramës, por reagimet e mëpasshme të kreut të qeverisë që sulmoi SPAK, janë për shkak se ai ndodhet para zgjedhjeve parlamentare.
‘Edi Rama po luan për hir të pushtetit. Për të mbajtur pushtetin, i duhet kundërshtari politik në burg, komenton vendimin për Salianjin, për Berishën, i pëlqen. I tërheq dhe zvarrë kur i fusin në burg.
Pastaj kur SPAK i jep viktima të tjera, si Erion Veliaj, Lefter Koka, apo ndonjë tjetër, kur ja jep këto, do të bëjë rolin se, unë nuk i kam dhënë vetë këto, por më kanë rënë këta. Dmth, turma gëzohuni se, ky është një ndëshkim i merituar, nuk është një dhuratë që po e bëj unë, që po e bën sulltani.
