Analisti Ermal Hasimja, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se dënimi i Salianjit është një akt me pasoja politike. Sipas tij, kohët kanë ndryshuar dhe tani aksionet politike bëhen aty ku janë kamerat.
“Ato i dogjën aty ku ishin kamerat. Qytetari percepton se është shkelur një vijë e kuqe në rastin e Salianjit. Është akt me pasoja politike, pavarësisht se është brenda sistemit drejtësisë
Opozita e interpreton si akt politik. Opozita ka zgjedhur një inskenim mediatik për të çuar mesazhet e veta. Kostot më të larta i paguan shumica. Flas vetëm për perceptimin. Nuk shoh përfitime nga mazhoranca.”, tha Hasimja.
