Nëse zoti Berisha do të jetë kryetar i Partisë Demokratike dhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2025, unë e mbyll karrierën politike dhe do të jem një anëtar i thjeshtë i PD-së”. Kështu deklaronte Gazment Bardhi kohë më parë, në një intervistë televizive. Video është publikuar dje në rrjetet sociale nga demokrati i famshëm Ilir Vrenozi. Kur nuk ke shtyllë kurrizore si te te besoj unë ty, kur e lëpin njëherë ate qe ke mbeshtyre, e bën prape pa problem … prandaj ky është kartë e djegur o miq … kaq”, shkruan ai.
Reagimi i Elezit
Ndërkohë më herët ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se Sali Berisha nuk është motori i fitores për këtë forcë politike. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në “ABC News”, Elezi u shpreh se Berisha shkeli çdo premtim dhe tradhtoi demokratët. Sipas Elezit, drejtuesit e zgjedhur të qarqeve nuk mund të sjellin sukses, teksa shtoi se figurat e vjetra të Partisë Demokratike, janë kthyer në mbeturina. “E kam ditur sesi do të përfundonte Foltorja. Berisha është personi që shkeli me këmbë çdo premtim. Është tradhti e madhe. Ata që krijuan 18 dhjetorin, një kuvend fals, vepër penale, ata që e kryen, me në krye Gazment Bardhin, janë drejtues grupi në qarqe të rëndësishme. Ata që u rrahën me shkopinj, këta që u zgjodhën, janë figurat që në 2021 shërbyen që Basha të merrte partinë, tani na serviret sikur tani nuk ka ndodhur asgjë. Një imoralitet i plotë, si këto figura, nuk mund të ketë sukses. Një nga këto mbeturina është zoti Noka. Nuk ka besim më kush te primaret që këta flasin”, theksoi ai.
Reagimi i Murrizit
Heshtja e ka vrarë opozitën dhe PD-në. Kështu deklaroi në studion e në A2 CNN, Myslim Murrizi, një ditë pas debateve të forta brenda Këshillit Kombëtar demokrat. Sipas tij vetëm servilët mendojnë që duhet të jesh në sinkron me atë që thotë lideri. “Kanë patur përplasje por nuk janë përjashtuar, unë Isha i vetmi i përjashtua dhe jam bashkuar në prill të 2022. Erdhi PD tek unë jo unë te PD. Nuk do të shkoja kurrë në Këshill Kombëtar nëse nuk do të bëhej rezoluta e 30 prillit që nuk do të braktisë zgjedhjet e djegë mandatet. E kam deklaruar PD do ta vuajë gjatë këtë lajthitje kolektive që erdhi falë servilizmit të pështirë të disa butakëve që vijnë në Këshill Kombëtar dhe duartrokasin çdo broçkull që del nga goja e çdo debili e servili që mendon veten si lider politik. Servilët e pështirë mendojnë që duhet të jesh në sinkron me atë që mendon lideri.
Heshtja e ka vrarë opozitën dhe PD, heshtja ka vrarë kombe. Koha më ka dhënë të drejtë ç’ka kam deklaruar nga shkurti 19 deri më sot”, citon A2 Murrizin. Nga studio e A2 ai tha se pjesa antikomuniste e PD-së është e pavlerësuar, ndërsa njoftoi se 4 nga drejtuesit e qarqeve janë sorosianë në një kohë kur lideri demokrat Sali Berisha ka ngritur shpesh akuza ndaj tij. “Kam që në ‘97 në opozitë, por më dhimbset PD se jam nga 8 dhjetori në PD. Unë dhe palca e PD në 34 vite kanë qenë antikomunistë dhe të pavlerësuar. Në mandatin e parë ishin 34 të përndjekur politikë por nga at që i kishin shpirtin dreqin me nga dy emra e mbiemra. 12 përfaqësues të qarqeve asnjë nuk vjen nga shtresa e përndjekurve politikë. Shajnë Sorosin, por 4 këlyshë Sorosi drejtues qarqesh. Sorosi është një fëlliqësirë e bastard i kohëve moderne. Komunizëm i kamufluar në petkun demokraci”, deklaroi ai për A2.
