Inceneratori i Tiranës/ Kalon për gjykim dosja me 12 të pandehur, SPAK “amniston” Veliajn

Data

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Tiranës dhe ka dërguar për gjykim 12 të pandehur.

Hetimet kanë përfunduar vetëm për personat që kanë marrë pjesë në procedurat deri në lidhjen e kontratës koncesionare dhe komunikimi i akuzave është bërë për shkak se ndodhen drejt përfundimit afatet hetimore për veprën penale për të cilën akuzohen.

Mes tyre është edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili së bashku me të pandehurit e tjerë akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Mes personave që iu është komunikuar akuza janë: Lefter Koka, Taulant Tusha, Pëllumb Abeshi, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Sidita Tola, Jetmir Llapajdhe Erjon Murataj.

Për këtë dosje ende nuk janë ekzekutuar masat e ndalimit për Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Erjon Murataj. Akuzat fillestare ishin për ‘korrupsion’, ‘mashtrim’, ‘pastrim të parave’ dhe ‘shpërdorim detyre’.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related