Termocentral i ri në Roskovec, projekt pa koncesion dhe mbështetje shtetërore

Data

Qeveria ka miratuar ndërtimin e një termocentrali të ri në Roskovec, në Qarkun Fier, me kapacitet të instaluar prej 170 MW. Ky projekt do të realizohet nga shoqëria “Fier Thermoelectric” sh.a. Termocentrali nuk është një projekt koncesionuar dhe nuk përfiton masa mbështetëse nga shteti.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, termocentrali do të ndërtohet dhe vihet në operim brenda 36 muajsh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Ai do të operojë për një periudhë 49-vjeçare.

Shoqëria “Fier Thermoelectric” sh.a. do të raportojë çdo tre muaj mbi progresin e punimeve dhe do të respektojë të gjitha kushtet e përcaktuara në lejet dhe licencat mjedisore. Përveç detyrimeve teknike dhe raportimeve periodike, ajo do të dorëzojë një garanci kontrate prej të paktën 5% të vlerës së investimit përpara nënshkrimit të marrëveshjes me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjithashtu, shoqëria do të transferojë 2% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike si ‘royalty’ për ministrinë, ose ekuivalentin e saj në vlerë monetare.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, do të ushtrojnë mbikëqyrje të vazhdueshme mbi realizimin dhe funksionimin e projektit.

V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË TERMOCENTRALIT  DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, ME VENDNDODHJE NË ROSKOVEC, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “FIER THERMOELECTRIC”, SH.A.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e ndërtimit të termocentralit dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Roskovec, Qarku Fier, nga shoqëria “FIER THERMOELECTRIC”, sh.a., me elementet, si më poshtë vijon:
a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “FIER THERMOELECTRIC”, sh.a.;
b) Numri i identifikimit personal të zyrës së taksave NIPT/NUIS: M22211019U;
c) Tipi i centralit: Termocentral;
ç)  Kapaciteti i instaluar: 170 MW;
d)  Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: në Roskovec, Qarku Fier;
e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
ë)  Koordinatat e tokës, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme, me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe dokumentacionin e projektit;
g)  Shoqëria “FIER THERMOELECTRIC”, sh.a., ka detyrimin që:
i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të termocentralit;
ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;
iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës, ndërmjet shoqërisë “FIER

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related