Tërmet i fortë me magnitudë 6 ballë trondit Ishujt Kurile në Rusi, nuk raportohen dëme apo viktima

Data

Një tërmet me magnitudë 6 ballë është regjistruar këtë të diel në det të hapur, pranë Ishujve Kurile në Rusi.

Sipas të dhënave të Qendrës Gjermane për Gjeoshkencat (GFZ), lëkundja sizmike ka pasur një thellësi fokale prej 10 kilometrash, duke u konsideruar një tërmet relativisht i cekët.

Tërmeti është konfirmuar edhe nga Qendra Euro-Mesdhetare e Sizmologjisë. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën, ndërsa zona e Ishujve Kurile është e njohur për aktivitet të lartë sizmik për shkak të pozicionit të saj në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një nga rajonet më aktive në botë për tërmete dhe vullkane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related