Tërmet 4.6 ballë në Greqi, lëkundjet ndihen pranë Skiathos dhe në zonat përreth

Data

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar mesditën e kësaj të marte në Greqi, duke u ndjerë në disa zona përreth.

Sipas të dhënave të Instituti Gjeodinamik i Athinës, epiqendra e lëkundjes u lokalizua rreth 3 kilometra në veriperëndim të Skiathos, ndërsa thellësia fokale ishte rreth 5 kilometra.

Lëkundjet janë ndjerë në një zonë të gjerë, përfshirë edhe pjesë të veriut të rajonit të Atika. Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

Autoritetet greke vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa theksohet se tërmete të kësaj magnitude janë relativisht të zakonshme për rajonin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related