Pas presionit të Donald Trump, Coca-Cola merr një vendim që s’pritej

Data

Gjigandi amerikan i pijeve freskuese Coca-Cola thotë se planifikon të prezantojë një Coca-Cola të re të ëmbëlsuar me sheqer kallami në linjën e saj ekzistuese, duke konfirmuar një plan që Presidenti Donald Trump e parapriu javën e kaluar.

Kompania tashmë përdor sheqer të rregullt për të ëmbëlsuar pijen e saj karakteristike Coca-Cola në shumë pjesë të botës, por në SHBA zakonisht ka përdorur shurup misri, një alternativë me kosto më të ulët, për dekada të tëra.

Sekretari i Shëndetësisë i Trump, Robert F Kennedy Jr, ka shprehur shqetësim në lidhje me rreziqet shëndetësore të shurupit të misrit, megjithëse ekspertët thonë se nuk ka arsye të qarta ushqyese për të favorizuar një ëmbëlsues mbi tjetrin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related