Përplasje dhe tensione te bashkia/ Policia hedh ujë drejt protestuesve, një person humb ndjenjat.
Tensione dhe përplasje në protestën e opozitës në Tiranë, e cila është përqendruar në disa pika të kryeqytetit.
Deputetë dhe militantë janë mbledhur edhe para bashkisë, ndërsa policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë.
“Policia kanë ndërhyrë për të larguar protestuesit pasi kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. Kemi një tension të lehtë“, raportoi gazetarja Xhoana Çollaku.
