Tensione në Lezhë: Takimi i Salianjit nis me kritika të forta nga FRPD, i riu sfidon Berishën dhe kërkon të vërtetën brenda PD

Data

Ka nisur këtë mbrëmje në Lezhë takimi i ish-deputetit Ervin Salianji me demokratët, në kuadër të turit të tij të bashkëbisedimeve me bazën e Partisë Demokratike. Takimi u hap nga Arbër Kola, anëtar i Kryesisë së Forumit Rinor të PD-së, i cili mbajti një fjalim kritik dhe reflektues për situatën brenda partisë.

Në fjalën e tij, Kola u ndal te sulmet dhe akuzat personale që, sipas tij, i janë bërë për shkak të qëndrimeve politike. Ai mohoi kategorikisht zërat që e kanë etiketuar si “të shitur” apo “në shërbim të Edi Ramës”, duke theksuar se është demokrat i bindur dhe se vjen nga një familje me kontribute themeluese në Partinë Demokratike.

“Jam anëtar i PD-së dhe bir i një prej themeluesve të kësaj partie në Mirditë. Kam qenë në çdo protestë, tubim dhe fushatë, me një qëllim të vetëm: largimin e Edi Ramës dhe rikthimin e PD-së në pushtet,” u shpreh ai.

Kola theksoi se është i pranishëm në këtë takim për të përcjellë mesazhin e bashkimit, por edhe për të kërkuar përballje me të vërtetën brenda partisë. Sipas tij, Partia Demokratike është mbajtur peng për vite me radhë pikërisht nga mungesa e kësaj përballjeje dhe nga shmangia e përgjegjësive.

I riu i FRPD-së foli edhe për koston personale të angazhimit politik, duke përmendur heqjen e bursës së studimit dhe arrestimin e tij, të cilat i cilësoi si pasoja të drejtpërdrejta të qëndrimeve të tij opozitare.

Takimi i Salianjit në Lezhë pritet të vijojë me diskutime dhe ndërhyrje të tjera nga strukturat lokale dhe aktivistët, në një klimë që reflekton jo vetëm mobilizim politik, por edhe debat të hapur mbi të ardhmen e Partisë Demokratike dhe nevojën për bashkim përballë qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related