Tensione në Kuvend/ Berishës i ndërpritet fjala pas deklaratave të forta ndaj mazhorancës

Data

Seanca plenare u shoqërua me tensione të forta pasi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përdori tone të ashpra ndaj mazhorancës gjatë fjalës së tij në foltore.

Berisha akuzoi shumicën se po mbron zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe kryeministrin Edi Rama, duke përdorur gjuhë fyese ndaj deputetëve socialistë.

“Kuvendi është shndërruar në strofullën e mbrojtjes së hajdutëve. Po mbroni në pamje të parë Belinda Ballukun, por në të vërtetë po mbroni Edi Ramën”, u shpreh ai nga foltorja.

Pas përdorimit të termave të papërshtatshëm, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërhyri duke i ndërprerë fjalën dhe duke kërkuar respektimin e etikës parlamentare.

Ndërprerja e fjalës solli reagime nga deputetët e opozitës, ndërsa seanca vijoi mes debateve të forta politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related