Tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa zyrtarë iranianë kanë paralajmëruar për një reagim të fortë ndaj çdo sulmi kundër anijeve iraniane.
Ebrahim Rezaei deklaroi në një postim në rrjetin social X se “durimi po mbaron”, duke shtuar se çdo veprim kundër flotës iraniane do të përballet me kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë ndaj anijeve dhe bazave amerikane në rajon.
“Çdo sulm kundër anijeve iraniane do të përballet me një përgjigje të ashpër dhe të fuqishme iraniane kundër anijeve dhe bazave amerikane”, shkroi ai.
Zyrtari iranian paralajmëroi gjithashtu se, sipas tij, SHBA duhet të shmangë “çdo marrëzi” dhe të mos përfshihet më thellë në konfliktin rajonal.
“Rruga më e mirë është të dorëzohen dhe të bëjnë lëshime. Duhet të mësoheni me rendin e ri rajonal”, theksoi Rezaei.
Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta mes Iran dhe Shtetet e Bashkuara, mes frikës për përshkallëzim të konfliktit në rajonin e Gjirit Persik.
