“Tedi Blushi godet Ramën: Po mbron korrupsionin, jo Kushtetutën – Balluku gati t’i zbulojë të gjitha”

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë një reagimnë rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit komenton qendrimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO ka vendosur masat; pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës.

Duke iu referuar deklaratave të Ramës që kundërshton shkarkimin e Ballukut, Blushi kujton kohën kur kryeministri shkarkoi zv.ministren e Brendshme Rovena Voda dhe zëvendësministrin e Brendshëm Andi Mahila, ndërkohë që sot sipas tij refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me “presh në dorë” për vjedhjen e qindra miliona euro.

Postimi i plotë:

̈ ̈, ̈̈

I njëjti Edi Rama që shkarkoi një Zv/ministre vetëm pse pranoi dhuratë një arkë me peshk apo një tjetër pse piu një cigare në një ambient publik, sot refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me “presh në dorë” për vjedhjen e qindra miliona euro.

I njëjti Edi Rama që i “dhemb zemra” për Kushtetutën, ndërkohë që ndër vite Gjykata Kushtetuese e ka çertifikuar si shkelësin më të madh të saj, nga vendimi për Teatrin Kombëtar, te ligjet e qepura me porosi për oligarkët e deri te mandati i Olta Xhaçkës.

Është i njëjti “dashnor” i Kushtetutës që Komisioni i Venecias e ka damkosur të paktën pesë herë për shkelje të saj.

I njëjti Kryeministër që donte të shkarkonte Presidentin e Republikës pse mbronte Kushtetutën, tani kërkon të mos shkarkojë Zv/Kryeministren që e çoi kilometrin e rrugëve të florinjta, që shemben si thes kashte, 5-6 herë më shtrenjtë se në vendet e BE.

Sot, Edi Rama nuk po mbron Kushtetutën.

Kërkon të mbrojë bashkëvjedhjet dhe hajdutëritë e veta me duart e Belindës, e cila mesa duket është gati t’i zbulojë të gjitha, nëse Kryeministri do të guxojë ta braktisë.
Kaq është e vërteta!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related