Të shtëna me armë janë shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Tiranës. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një person ka mbetur i plagosur në Rrugën e Elbasanit.
Dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një debati për një konflik pronësie mes dy komshinjve. Raportohet se njëri nga komshinjtë është plagosur me armë zjarri në këmbë.
I plagosuri është shetasi Xhevahir Kolaveri, i cili është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Autori i plagosjes, Amarildo Kamberi dyshohet se është fshehur në zonë, policia po vijon kontrollet për arrestimin e tij.
