Mbrëmjen e së hënës në studion e “Opinion” u diskutua lidhur me kontrollet që Oficerë e Byrosë Kombëtare të Hetimit zhvilluan disa ditë më parë, më 6 dhjetor 2024, në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, banesën e të vëllait, gjithashtu dhe në selinë e galerisë “Harabel” në pronësi të bashkëshortes së të parit të Tiranës, Ajola Xoxës. Në kuadër të këtyre kontrolleve, efektivët gjetën dhe sekuestruan telefonin e Xoxës, si dhe dokumenta e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura lidhur me pasurinë e Veliajt dhe familjarëve të tij.
Në këtë pikë dy pjesëtarët e panelit të emisionit të djeshëm, gazetarja investigative Klodiana Lala dhe ish-prokurori Eugen Beçi nuk ranë dakord. Ky i fundit pretendonte, duke cituar dhe ligjin sipas tij se nuk lejohet që oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të sekuestrojnë materiale e dokumenta të cilat nuk janë të përpiluara në vendimin e Gjykatës, ndërsa gazetarja Lala hodhi poshtë këtë pretendim të ish-prokurorit duke ia bërë të qartë nen për nen se nëse oficeri konstaton në banesë, apo ambient zyre një provë e cila mund të shërbejë për hetimin atëhere ligji i ka dhënë të drejtën që ta sekustrojë.
Pa çka se gazetarja ia vuri në dukje me përpikmëri ligjin një ish-prokurori, këtij të fundit nuk “iu mbush mendja” duke pranuar sfidën e Lalës dhe kontrolluar në Kodin Penal, ku dhe konstatoi se Lala kishte të drejtë.
Avokati i “akromakthit” dhe dhunuesit të grave, Aldor Ninit pranoi që ajo çfarë gazetarja tha ishte komfort me ligjin duke i treguar kështu publikut se si një ish-prokuror me karrierë të gjatë në drejtësi e paska ditur ligjin gabim, për më tepër ligjin porocedurial që është pjesë e rëndësishme e punës së tij.
“Zoti Fevziu, ka të drejtë zonaj Lala. E pranova sfidën dhe po e shpjegoj. Në bazë të nenit 207 të Kodit Penal thuhet: ” Sekuestrimi gjatë kontrollit të banesës bëhet me kusht që të jetë përcaktuar në vendim për lejimin e kontrollit në ccdo send”. Pika e dytë : “Sendet e tjera të gjetura gjatë kontrollit që nuk përfshihen në vendimin përkatës për që lidhen me të njëjtën vepër penale mund të sekeustrohen”, tha Beçi.
Pjesë nga debati:
Klodiana Lala: Ne po vijmë vërdallë gjithë kësaj gjësë dhe s’po gjejmë thelbin. Nuk po hetohet pasuria, po hetohet korrupsioni i dyshuar i Erion Veliajt dhe shtrihet hetimi mbi pasurinë e tij dhe të familjarëve. Kjo është e gjithë fabula e thënë me dy fjali. Për mua sot ka filluar beteja e vërtetë e Erion Veliajt me drejtësinë shqiptare. Së pari kuptoj mënyrën se si ai ka angazhuar disa avokatë shumë kryesorë në vend për tu marrë me çështjen e tij.
