“Të përmbysim Ramën”/ Flamur Noka thirrje qytetarëve për protestën e 8 majit kundër Edi Rama: Nuk ka rrugë tjetër për shqiptarët

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar në protestën e paralajmëruar për datën 8 maj, duke e cilësuar atë si një moment kyç për zhvillimet politike në vend.

Në një mesazh të publikuar pas një takimi me qytetarët në Tiranë, Noka theksoi se protesta përfaqëson, sipas tij, të vetmen rrugëzgjidhje për shqiptarët përballë qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Ai e cilësoi këtë si një betejë politike për t’i dhënë fund asaj që e quan “regjim”, duke ftuar mbështetësit dhe qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestë.

Sipas Nokës, situata politike dhe sociale në vend kërkon reagim qytetar, ndërsa protesta e 8 majit pritet të jetë një moment për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisjes aktuale.

Thirrja e tij vjen në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka paralajmëruar intensifikim të aksioneve në terren, ndërsa mbetet për t’u parë pjesëmarrja dhe ndikimi i kësaj proteste në zhvillimet e mëtejshme politike në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related