Të ngujësojmë 20 000 qytetarë para Parlamentit” — Gjin Gjoni propozon mobilizimin e madh në PD

Data

Brenda grupit parlamentar të Partisë Demokratike pas seancës së djeshme ku u miratua programi i qeverisë pa debat, deputeti i Lezhës, Gjin Gjoni, ka hedhur një propozim që ka shkaktuar debat: mobilizimin e 20 000 qytetarëve për të qëndruar të “ngujuar” përpara Parlamentit. Ai sugjeroi që çdo deputet të kontribuojë me nga 1 000 euro për të siguruar ushqim dhe që qytetarët të qëndrojnë aty pa lëvizur — një thirrje që konsiderohet si përpjekje për presion politik në masë. 

Sali Berisha, lideri historik i PD-s, i është përgjigjur propozimit me interes — nuk kishte vendosur ende nëse do ta mbështeste plotësisht, por po shqyrtonte mundësinë e përdorimit të këtij mjeti protestues. Deputetë të tjerë, si Sajmir Korreshi, shpërthyen kundër mënyrës se si u zhvillua votimi i programit, veçanërisht për mungesë debatit; ndërkohë Gent Strazimiri propozoi protestë te Presidenti për të penguar betimin pa transparencë. 

Diskutimet nënkuptojnë një krizë të mundshme brenda PD-s për drejtimin e opozitës dhe strategjinë për të ardhmen. Propozime si “ultimatum” ndaj kryeministrit Rama, kërkesa për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit dhe probelma me procedurat parlamentare që sipas opozitës shpërfillin demokracinë, janë bërë pjesë e debatit. 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related