Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Sanae Takaichi: “Irani është rrezik, vetëm Donald Trump mund t’i japë fund luftës”

Data

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka deklaruar gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë se vetëm presidenti amerikan Donald Trump mund të arrijë paqen dhe t’i japë fund konflikteve globale.

Gjatë takimit, ajo theksoi se Irani përbën një rrezik, duke shtuar se autoritetet japoneze i kanë bërë thirrje të drejtpërdrejta Teheranit që të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike.

Nga ana e tij, Trump u shpreh optimist për zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke deklaruar se konflikti mund të përfundojë shumë shpejt. Ai përsëriti gjithashtu pretendimet se kapacitetet ushtarake të Iranit janë dobësuar ndjeshëm.

Presidenti amerikan vlerësoi rolin e Japonisë në këtë situatë, ndërsa nuk kurseu kritikat ndaj NATO, duke sugjeruar se Tokio po tregon një angazhim më të madh krahasuar me aleancën ushtarake.

Deklaratat e bëra në këtë takim pritet të kenë jehonë në arenën ndërkombëtare, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta dhe zhvillimet po ndiqen me vëmendje nga fuqitë globale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related