Kreun i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, theksoi vënia në “arrest shtëpie” për Sali Berishën dhe arrestimi i Ilir Metës, ndikojnë negativisht te opozita. Në një intervistë për mediat dje, zoti Shehi u shpreh se nuk ka më të paprekshëm dhe se gjithsecili duhet të përgjigjet. Ndër të tjera, Shehi deklaroi se opozita duhet të ofrojë alternativa dhe figura të reja politike. “Po marr rastin e fundit, më të zhurmshmin, të zotit Meta. Mënyra si e morën, nuk më pëlqeu. Në një shtet civil evropian, ka mënyra profesionale. Mendoj që, për sa kohë një njeri nuk është gjykuar në formën e vet definitive siç e ka ligji,konsiderohet i pafajshëm.
Kushdo që i bie një fletë arresti, organet e shtetit shqiptar, duhet ta respektojë, ik përgjigju atje, ky është shteti jonë, me gjithë defektet e veta. Nuk bëhet gjyq publik nëpër media, për çështje të janë të natyrës penale dhe administrative. Bëhet gjyq për çështje politike, opinione politike,. Nëse do ta infektojmë ambientin politik, mediatik, vetëm me këto tema, nuk ka produkt këtu. Nuk do bëhet ndonjëherë republikë prokurorësh Shqipëria. Nuk ka më të paprekshëm, gjithsecili duhet të përgjigjet. Ka dy anë, ka anën e vet negative, disa personazhe janë nga opozita, mund të ketë edhe të tjerë në të ardhmen. Ka edhe nga këta të tjerët sa të duash. Mund të influencojë pozitivisht për të dyja palët. Unë uroj që të jenë të pafajshëm. Duhet të ofrojmë alternativa të reja, figura të reja. Të gjithë këto parti të reja, po të bashkohemi bashkë, prodhojmë sinergji të madhe.
Tani ta shikojmë. Momenti është historik. Detyra jonë është të largojmë qeverinë socialiste, Edi Ramën. Mënyra për t’u votuar me listë të hapur”, deklaroi ai. Ndërkohë për kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi aksioni i opozitës nuk është i duhuri dhe duhet ndryshuar, pasi po i jep një imazh të keq. Shehi u shpreh se opozita mund të vazhdojë protestat, por duhet të rikthehet në parlament. Sipas tij, për opozitën, arma më e fortë është Parlamenti. “A je mazhorancë, jeni ndërkombëtarët? Bëni këtë gjest kaq të vogël. Parlamenti duhet rikthyer në gjendjen nornmale. Për nevojën që ka opozita, arma më e fuqishme që ka opozita është parlamenti. Ta anashkalojmë vetëm me protesta, është e gabuar. I bën qejfin Edi Ramës. Ky është imazh i keq për opozitën.
Denoncimet më të mëdha në parlament janë bërë. Të gjitha bëhen në parlament. Opozita duhet të denoncojë, të ofrojë alternativë. Unë gjykoj që duhet të ndryshojë, jam kthimin në parlament. Nuk jam kundër demonstratave dhe protestave, por është një nga format. Kjo është protesta e vetme, nuk mjafton. Protesta bëhet 2-3 orë, nuk mund ta bësh çdo ditë, e lodh qytetarin. Demonstrata është tjetër gjë. Nëse mblidhen 50 mijë qytetarë në Sheshin “Skënderbej”, Edi Rama ikën vetëm. Duhet të votojnë 700 mijë vetë për të rrëzuar Edi Ramën”, nënvizoi Shehi.
