Takimi me kryebashkiakët / Rama shmang përgjegjësinë për përmbytjet: Fajin e kanë qytetarët që hedhin shishe dhe qese

Data

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryebashkiakët për sfidat e bashkive në vitin 2026, sezonin turistik dhe çështjet që lidhen me mjedisin dhe mbetjet plastike. Në nisje të fjalës së tij, Rama u ndal te përmbytjet që prekën disa zona të vendit në fillim të vitit, duke e zhvendosur fokusin nga përgjegjësia institucionale te sjellja e qytetarëve.

Ai deklaroi se viti nisi me një situatë të vështirë atmosferike, e cila sipas tij lidhet me ndryshimet klimatike, duke theksuar se emergjencat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe me profile të reja.

Rama foli për më shumë thatësira, zjarre dhe fenomene të papritura atmosferike, si vorbullat e ajrit që u shfaqën në ditët e para të vitit, të cilat ekspertët i lidhin me ngërçe në qarkullimin e flukseve ajrore.

Sipas kryeministrit, situata e përmbytjeve nuk u shkaktua vetëm nga kushtet natyrore, por u ndërlikua ndjeshëm nga ajo që ai e quajti “papërgjegjshmëri rrëqethëse” e disa qytetarëve, të cilët e trajtojnë ambientin si landfill duke hedhur shishe dhe qese plastike, duke bllokuar kanalet dhe sistemet kulluese.

Deklarata e Ramës u interpretua si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga përgjegjësitë e pushtetit vendor dhe qendror në mirëmbajtjen e infrastrukturës kundër përmbytjeve, duke ia faturuar një pjesë të fajit sjelljes së qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related