Ra nga lartësia për shkak të terrenit të thepisur malor në Tropojë, gjendet trupi i pajetë i të riut nga Kosova. Shpëtohen 3 shtetasit e tjerë

Data

Është gjetur pas më shumë se 24 orësh kërkime trupi i pajetë i 30-vjeçarit nga Kosova, i cili kishte rënë në humnerë në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Tropojë.

Shërbimet e Policisë Tropojë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dhe tre shtetas të tjerë kosovarë të cilët kishin mbetur të bllokuar dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e premte, për një shtetas kosovar, i cili në vendin e quajtur “Maja e thatë”, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, kishte rënë nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën , ju informojmë se

Kërkimet kanë vijuar që prej mëngjesit të sotëm nga shërbimet e Policisë Tropojë së bashku me ekipin e kërkim-shpëtimit malor të Kosovës.

Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit 30 vjeç, i cili do të transportohet drejt morgut.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë Tropojë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë dhe tre shtetas të tjerë kosovarë të cilët kishin mbetur të bllokuar dhe ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related