Takimi me diasporën/ Berisha akuza Ramës: Fjete me 30 veta në hotelin më të shtrenjtë të New York

Data

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e mbrëmjes së sotme, ka bërë një akuzë të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas Berishës, Rama fjeti me 25-30 vetë në hotelin më të shtrenjtë të planetit dhe nuk deklaroi asnjë pagesë.

‘Fjeti me 25-30 vetë në hotelin ‘The Gregorian’ mu në zemër të zonës më të kushtueshme të planetit’, u shpreh Berisha gjatë tubimit qytetar te ‘Rruga e Shpresës’

Më tej Berisha thumboi drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin, se këto shkelje të ligjit nuk përbëjnë vepër penale.

Deklarata e plotë:

Edi Rama 10 ditë më parë ishte në Nju Jork.
Miq, ai udhëtoi më një suitë të paktën 25-30 shoqërimesh.

Ai fjeti në një hotel me 25-30 vetë ‘The Gregorian’ mu në zemër të Manhatanit, të zonës më të kushtueshme të planetit.

Imagjinoni ju, një kompani e tërë të pushtojë suitat dhe dhomat e hotelit më qendror të metropolit të botës.

Kush i pagoi, të kujt ishin paratë?

Në çdo vend të botës kryeministri do ishte i detyruar të tregojë për çdo qindarkë, por këtu këto shkelje të tmerrshme ligji ia mbulon Dumani, ia mbulojnë mercenarët e organizatës kriminale të Skapit.

Se mos ishte vetëm hoteli, jo, jo.

150 mijë euro kushtonte reklama në Manhatan, reklama për Ediskobarin, për narkokryeministrin e vetëm në Europë.

Por a ishte vetëm reklama? Jo nuk ishte vetëm reklama.

Salla më luksoze e prenotuar me 700 vende, ku sipas disa burimeve vendet kushtonin nga 250-250 dollarë sipas vendit ku ishin vendosur.

Po drekat, po darkat e këtyre zyrtarëve që zhgërryhen, që darkojnë në St. George me 10 mijë euro, me biftekë 1 mijë dollarë. Sa kushtuan të gjitha këto?

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related