Avokati Spartak Ngjela e konsideron tentativën e Gazment Bardhit për të rikthyer Sali Berishën në grupin parlamentar të PD-së si lëvizje në favor të Edi Ramës. Në një intervistë për mediat këtë fundjavë, Ngjela theksoi se Basha e përjashtoi Berishën se u shpall non grata, dhe lëvizja e mbështet, të cilën e cilësoi antiamerikane, nuk mund të fitojë zgjedhjet më antiamerikanizëm. “Është në favor të PS-së. Socialistë do të kenë më mirë Berishën. Status në favor të PS-së, Berisha nuk ka vota. Po mos të jetë Saliu, Rama rrëzohet. Nuk e shiko se çfarë po bëjnë i dogji Basha që e përjashtoi nga grupi por ai ishte non-grata. Çfarë ndodhi… bëri atë lëvizje ka marrë ata injorantë antiamerikanë. Do të fitojnë zgjedhje me antiamerikanizëm. Këta me kë janë. Rama është me Saliun. Nuk ka vota. Pse Saliu peshk i vogël është? Janë tre ministra në burg, si nuk paska punuar SPAK. Pyetja do të ishte kështu a do të vazhdosh kështu. Ka prova ka dosje dhe kijeni parasysh. 3 mld prona ka. Sa sekuestro i kanë vënë Metës. I kanë vënë sekuestro pronave të Metës disa ish-ministrave. Familjes së Salit janë sekuestro që ka proces penal”, deklaroi gjela.
Ngjela: Po të mos jetë Sali Berisha, Edi Rama rrëzohet, duan t’i fitojnë zgjedhjet me anti-amerikanizëm
Data
