Tajfuni “Bavi” godet Kinën, evakuohen rreth 2 milionë banorë

Data

Një tajfun i fuqishëm ka goditur Kinën, duke detyruar autoritetet të evakuojnë rreth dy milionë banorë nga zonat më të rrezikuara. Bëhet fjalë për tajfunin “Bavi”, stuhia e dytë që prek vendin brenda një jave.

Sipas autoriteteve kineze, tajfuni, i cili shtrihet në rreth 1.000 kilometra në pikën e tij më të gjerë, preku fillimisht tokën në qytetin bregdetar Taizhou të shtunën në mbrëmje, përpara se të zbarkonte sërish pak orë më vonë në Wenzhou.

Më herët, stuhia kishte kaluar pranë ishujve jugorë të Japonisë dhe kishte sjellë reshje të dendura shiu në Tajvan. Edhe pse është dobësuar në një stuhi të fortë tropikale, meteorologët paralajmërojnë se rreziku mbetet i lartë për shkak të reshjeve intensive dhe mundësisë së përmbytjeve e rrëshqitjeve të dheut.

Të dielën në mëngjes, qendra e stuhisë arriti në qytetin Hangzhou, në provincën Zhejiang, ndërsa pritet të vijojë lëvizjen drejt veriperëndimit duke humbur gradualisht intensitetin.

“Bavi” u formua fillimisht si një supertajfun në Oqeanin Paqësor, duke goditur Guamin dhe Ishujt Mariana Veriore me erëra që arritën deri në 290 kilometra në orë. Më pas, ndërsa u dobësua, kaloi pranë ishujve Sakishima në Japoni, ku la disa persona të plagosur dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra banorë.

Në Tajvan, megjithëse tajfuni nuk goditi drejtpërdrejt territorin, autoritetet evakuuan mijëra persona për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related