Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, është rikthyer në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit për të nisur zyrtarisht përgatitjet për sfidën e parë të fazës “play-off” në kualifikueset e Botërorit, ndaj Polonisë.
Pas një turi në disa qytete europiane, ku zhvilloi takime me futbollistët legjionarë, tekniku brazilian është rikthyer në Shqipëri së bashku me ndihmësit e tij për të analizuar çdo detaj të përballjes së ardhshme.
Në videon e publikuar nga FSHF, Sylvinho dhe stafi i tij shfaqen teksa hyjnë në ambientet e federatës, me mesazhin: “Pushimet mbaruan, koha për punë. Analizë për çdo detaj. Polonia na pret.”
Sfida ndaj Polonisë konsiderohet vendimtare për objektivin e madh të Kombëtares, ndërsa përgatitjet tashmë kanë hyrë në fazën intensive.
