Plagosja në Pogradec, 35-vjeçari Brian Syzo transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

Data

 

Brian Syzo, 35-vjeçari i plagosur me armë zjarri gjatë një ngjarjeje të ndodhur mesditën e së dielës në Pogradec, është transportuar me helikopter drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Sipas burimeve paraprake, i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë, i cili i ka dëmtuar venat, çka ka bërë që mjekët të vendosin transferimin e tij në kryeqytet për ndërhyrje të mëtejshme.

Për ngjarjen, Policia ka arrestuar Nikolla Agollin, i dyshuar si autor i plagosjes. Ai u lokalizua dhe u vu në pranga në zonën e Qafë Thanës pas disa orësh kërkime.

Sipas të dhënave paraprake, si i plagosuri ashtu edhe autori i dyshuar janë persona të njohur për organet ligjzbatuese. Hetimet po shqyrtojnë edhe konfliktet e mëparshme mes palëve, pasi vitin e kaluar vëllai i Brian Syzos, Sindi Syzo, dyshohet se kishte plagosur me thikë Nikolla Agollin.

Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related