Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, reagon Rama: I tmerruar! Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë, ku një mjet hyri mes turmës duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe të lënduar.

Rama thotë se është i tmerruar nga sulmi, ndërsa shton se Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm.

Kreu i qeverisë gjithashtu tha se Shqipëria qëndron kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, duke marrë jetë të pafajshme dhe duke plagosur shumë gjatë festimeve të Tregut të Krishtlindjeve. Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm dhe ne mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, shkruan Rama në platformën

 

Edhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka reaguar duke u shprehur i tronditur, ndërsa thotë se “zemrat tona janë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë”

“Thellësisht të tronditur nga lajmi për sulmin mizor në Magdeburg, i cili ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë një periudhe që duhej të ishte e gëzueshme.
Zemrat tona janë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkruan Hasani.

Ministria e Jashtme njoftoi se deri më tani nuk ka informacione se në Magdeburg ka të plagosur apo viktima nga Shqipëria.

Sipas informacioneve paraprake, deri më tani nuk ka shtetas shqiptarë të lënduar”, njoftoi Ministria e Jashtme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related