Një ngjarje e rëndë është regjistruar në San Francisco, ku një 20-vjeçar është arrestuar pasi hodhi një koktej molotov pranë banesës së drejtorit ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman.
Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi në zonën e North Beach, ku mjeti shpërthyes artizanal shkaktoi një zjarr në portën e jashtme të rezidencës. Fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar.
Pas sulmit, i dyshuari u largua në këmbë, por u identifikua dhe u arrestua nga policia brenda një ore.
Ndërkohë, i njëjti person kishte kërcënuar edhe selinë e OpenAI në zonën Mission Bay, duke deklaruar se do ta digjte ndërtesën.
Policia e qytetit reagoi menjëherë ndaj të dyja incidenteve, duke neutralizuar situatën dhe parandaluar përshkallëzimin e saj.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit, ndërsa rasti ka ngritur shqetësime për sigurinë e figurave të rëndësishme në industrinë e teknologjisë.
