Shpërthim në orët e para të mëngjesit në Tiranë: I hidhet lëndë plasëse makinës së 39-vjeçarit në oborrin e banesës!

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një sasi lënde plasëse është hedhur në një automjet, i cili ishte i parkuar në oborrin e një banese në zonën e Selitës së Vogël, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, ndërsa automjeti rezulton në pronësi të një 39-vjeçari me iniciale D. J.. Mjeti ka qenë i parkuar brenda oborrit të banesës së tij, çka ka shmangur pasoja më të rënda.

Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet. Fatmirësisht, në momentin e ngjarjes nuk ka pasur persona pranë mjetit.

Njoftimi i Policisë

Policia e Tiranës, në një njoftim zyrtar, bën me dije se:

“Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.”

Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet e mundshme të sulmit, ndërsa hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi këtë akt kriminal që rrezikoi sigurinë publike në një zonë të banuar të Tiranës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related