Statusi i Berishës në SHBA dhe kontrata e lobimit, në fokus të debatit publik

Data

Statusi i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në raport me sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe hetimet në Shqipëri mbi kontratën e lobimit në SHBA vijojnë të jenë objekt debati publik.

Sipas dokumenteve publike të Departamentit Amerikan të Shtetit, emri i Berishës vazhdon të figurojë në listën e personave të përcaktuar sipas Seksionit 7031(c), së bashku me familjarët e tij. Në të njëjtën kohë, në deklarime publike është përmendur mundësia e një waiver (përjashtimi), i cili në praktikën amerikane lejon hyrjen në SHBA në rrethana të caktuara, pa nënkuptuar domosdoshmërisht heqjen e përcaktimit sipas këtij seksioni.

Ekspertët e së drejtës amerikane bëjnë dallimin mes revokimit të një përcaktimi dhe dhënies së një përjashtimi të kufizuar. Ndërsa revokimi do të hiqte statusin e vendosur më parë, një waiver mund të jepet për arsye diplomatike, institucionale ose të interesit kombëtar, pa ndryshuar statusin ligjor të personit në listën përkatëse.

Ndërkohë, në Shqipëri vijojnë të mos ketë një rezultat publik mbi hetimin e nisur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) lidhur me kontratën e lobimit të lidhur nga Partia Demokratike me kompaninë amerikane Continental Strategy LLC.

Sipas dokumenteve të bëra publike më herët, kontrata parashikon shërbime lobimi në Shtetet e Bashkuara dhe është mbështetur financiarisht nga fondacioni amerikan Make Albania Great Again, për të cilin Partia Demokratike ka deklaruar se ka marrë përsipër financimin e marrëveshjes. Mbi mënyrën e financimit dhe rrethanat e lidhjes së kontratës janë ngritur diskutime publike dhe politike.

Deri më tani, SPAK nuk ka bërë publik përfundimin e hetimeve për këtë çështje dhe nuk ka njoftuar zyrtarisht ngritjen e akuzave ndaj personave të përfshirë.

Partia Demokratike ka mbrojtur vazhdimisht ligjshmërinë e kontratës së lobimit dhe ka hedhur poshtë pretendimet për shkelje ligjore, ndërsa organet e drejtësisë nuk kanë dalë ende me një përfundim zyrtar mbi këtë çështje.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri në provimin e fajësisë me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related