Në universitete ka rreth 31 mijë karrige në auditore për studentët e vitit të parë, por me përfundimin e dy raundeve të regjistrimeve, gati gjysma kanë mbetur të paplotësuara; që tregon tkurrjen e vazhdueshme të numrit të studentëve.
Teksa mjekësia dhe degët e teknologjisë e inxhinierive kryesojnë preferencat e të rinjve në arsimin e lartë, programet e shkencave të natyrës apo shkencave humane ka mes tyre që janë në rrezik mbyllje.
Arkeologjia dhe trashëgimia kulturore është një ndër programet me më pak interes në Universitetin e Tiranës, me vetëm 5 regjistrime; pasuar nga shkencat mjedisore me 6 studentë.
Edhe fizikën e kanë zgjedhur vetëm 7 studentë dhe kiminë 9. Raporti i vendeve në institucionet e arsimit të lartë krahasuar me numrin e studentëve është jo në proporcion.
Për shembull nga 80 kuota, në Fakultetin e Historisë janë zënë vetëm 22 me vitparistë. Interesi është i ulët edhe te gjeografia ku kanë mbetur të lira 104 vende për studentë, nga 152. Edhe te gjuhë letërsia dhe gazetaria gati ½ e kuotave kanë mbetur pa studentë.
