Hakerët që punojnë për shërbimet e inteligjencës ruse po paraqiten si studiues dhe akademikë në një fushatë të vazhdueshme për të fituar akses në llogaritë e postës elektronike të kolegëve të tyre perëndimorë. Gjatë 3 muajve të fundit, disa studiues dhe profesorë universiteti janë vënë në shënjestër të një sërë email-esh të dyshimta të dërguara nga llogari që paraqiteshin si kolegë që kërkonin komente për artikuj akademikë. Fushata, e cila preku individë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, është shembulli më i fundit i aktivitetit kibernetik rus që shërben për të mbledhur të dhëna dhe për t’i ofruar Kremlinit materiale që mund të përdorë për të diskredituar kritikët e tij. Aktiviteti i “phishing” zbulohet me një email që kërkon komente për artikuj të vërtetë akademik, por llogaria e të cilëve është false. Inteligjenca britanike beson se këto llogari phishing janë fabrikuar me mjeshtëri nga sulmues të ndryshëm kibernetikë të mbledhur në grupe si Iron Frontier, Calisto, Coldriver ose Star Blizzard/Seaborgium, të cilat qeveria e Londrës i vlerësoi si funksionuese për shërbimet e inteligjencës ruse. Shumë nga objektivat e goditura nga ky sulm i vërtetë kibernetik, ndoshta sepse ndiheshin të poshtëruar, ndaluan së foluri me kolegët pasi u informuan se artikulli që ata kishin shqyrtuar ishte një mashtrim i krijuar për të lejuar hakerat të mblidhnin kredencialet e tyre. Sipas ekspertëve amerikanë, ne do të gjendeshim përballë taktikës së “ hack and leak ”, pra përhapja e emaileve të brendshme për të diskredituar figura të niveleve të ndryshme, që janë shprehur në mënyrë kritike ndaj Rusisë. Është, në fakt, një mënyrë me kosto të ulët dhe me ndikim të lartë.
Spiunët rusë në veprim në SHBA dhe Evropë, agjentët shtiren si pedagogë, ja pse Moska ka ndryshuar teknikat
Data
