Spiropali: Diplomacia parlamentare, përparësi e Kuvendit

Data

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti dje në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, ambasadorin në Hungari, Ilirian Kuka, ambasadorin në Këshillin e Evropës, Dastid Koreshi dhe ambasadoren në Itali, Anila Bitri Lani. Gjatë takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, Spiropali diskutoi mbi vijimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të Kuvendit me Këshillin Kombëtar të Austrisë dhe aktivitetet në zbatim të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes dy parlamenteve.

Me ambasadorin e Shqipërisë në Hungari, Ilirian Kuka, Kryetarja Spiropali diskutoi mbi intensifikimin e bashkëpunimit shumë të mirë parlamentar dypalësh, mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE gjatë Presidencës Hungareze si edhe kontributin e Hungarisë për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor nga vendet e Grupit të Vishegradit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related