Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një interviste, Z. Ngjela paralajmëron se ish-kryeministrin Sali Berisha e presin “ditë të zeza”. Sipas tij, ai do të shkojë në burg dhe mund të dënohet 2-3 vite. Avokati thotë se SPAK po vonohet pasi ata janë ende duke hetuar dhe duke arsyetuar për akuzën edhe ndaj disa krerëve të tjerë. Sipas tij, hap pas hapi dalin provat. Ngjela thotë se nuk mund të nisë procesi për një ish president me prova të dyshimta. Nga ana tjetër, avokati ka komentuar dhe operacionet e fundit të SPAK, të cilat i ka konsideruar si një nga goditjet më të forta që ka ndodhur në Shqipëri deri tani. Ai thotë se korrupsioni shtetëror i lartë nuk bën dot pa krimin e organizuar. Ai thotë se priten goditje të nivele të larta, pasi tani do të zbulohen lidhjet kriminelëve me pushtetarët e lartë.
-Avokat Ngjela, zyrtari i lartë i DASH, Gabriel Escobar në një deklarate të fundit ka thënë se “uroj qe drejtimin e opozitës të mos e marr dikush që na kujton kohët e këqija te viteve 90”. Si e shihni këtë deklaratë, a ishte ky një mesazh i drejtpërdrejtë për Berishën?
Po natyrisht, pse e zgjati Escobar, ai nuk ka çfarë të thotë se Berisha është ‘non-grata’ në Amerikë. Kjo gjë ka marrë fund, nuk mund të vij ai dot në pushtet, se po të vij ai këtu, e nxjerrin gjithë qeverinë e tij e Shqipërinë ‘non-grata’, nuk diskutohet ajo punë. Është e padiskutueshme, e lodhet kot pasi do shkojë në burg, e do të dënohet 2-3 vite, e nuk ka më të drejtë për të qenë më deputet.
-Në dosjen britanike që u zbardh për Berishën, dolën lidhjet e tij korruptive me krimin e organizuar. Mendoni se tani filluan telashet për Berishën, duke iu shtuar të tjera probleme veç dosjes ‘Partizani’?
Fakti që nuk shkoi në Gjyq shumë shpejtë se ai është në një flagrancë, unë e kam deklaruar se kjo tregon që ato janë duke e hetuar dhe duke arsyetuar për akuzën edhe ndaj disa krerëve të tjerë.
-Rama thuajse çdo ditë bën deklarata ku i del ne krah SPAK, që e ka rrugën e lirë, a mendoni se po jep mesazhin se dhe në PS ka të inkriminuar ku vetë ka thënë qe nuk iu dal në mbrojtje nëse kanë probleme me drejtësinë?
Nuk tregon gjë kjo. Ato që janë të korruptuar, do të shkojnë në burg e as diskutohet kjo gjë. SPAK-u nuk drejtohet nga ne por e ka Ëashington-i e FBI-ja në dorë. Ajo i ka provat, e po i ka do përfundojnë në burg.
-Si i shihni operacionet e SPAK, mendoni se po i jepet fund krimit të organizuar dhe grupeve kriminale nga drejtësia e re?
Është një nga goditjet më të forta që ka ndodhur në Shqipëri deri tani, por duhet parë se ku janë lidhjet. Të shikojmë se këto të arrestuar, të shihet se midis tyre a ka lidhje me korrupsionin e lartë shtetëror. Të shohim pasi ajo është hetim gjë që është sekret. Por derisa janë aq shumë dhe derisa ka dhe nga krimi ekonomik, duhet të mendojmë se mund të kenë lidhje dhe me korrupsionin. Por këtë duhet ta shikojmë me prova. Korrupsioni shtetëror i lartë nuk bën dot pa krimin e organizuar, por të shikojmë se çfarë do të bëhet. Është fillimi, ka shumë, unë mendoj që të korruptuarit e lartë ka një numër mbi 100 po të keni parasysh se çështja u godit tani se janë garantuar të gjitha provat, janë gjykata ose prokurori të nivelit të lartë ata nuk merren me thashetheme, kjo tregon që i kanë provat, i kanë bërë gati, i kanë, lind problemi që ç’do bëjë ky i yni, ç’do bëjë opinioni publik shqiptar, ç’do të bëjë politika shqiptare dhe ç’do të bëjë parlamenti shqiptar.
-Mendoni se në këtë simbiozë ka lidhje të ngushtë edhe me politikën?
Nuk di çfarë të them, duhet të dalin provat. Që të ketë korrupsion të lartë në politik, siç e dini në këto momente për korrupsion është një kryeministër i arrestuar, tre ministra, një zv. Kryeministër, e kjo kuptohet që administrata e lartë shtetërore, qeveritë shqiptare kanë qenë të korruptuara. Pastaj sesi kanë qenë lidhjet e tyre me krimin e organizuar në botën e kapitalit ne nuk e dimë por ta shikojmë kur të dalin provat.
Pse po vonohet çështja Berishës?
Po për Berishën, ju më keni pyetur pse vonohet çështja dhe nuk shkohet në gjyq, ju kam thënë që si rregull i praktikës hetimor kuptohet që duhet të ketë në lojë edhe krime të tjera që ta akuzojnë.
Ka nisur SPAK një goditje të re?
Është problemi që hap pas hapi dalin provat, nuk mund të nisë procesi për një ish president me prova të dyshimta, këtu flitet që vijnë nga Perëndimi këta, ai është në arrest për një akt korruptiv që është kapur në flagrancë, çfarë do bien të huaj në këtë proces gjyqësor dhe çfarë janë këta dhe sa e kanë lidhjen e politikës se 40 të arrestuar për korrupsion, kanë korrupsionin shtetëror me krimin ekonomik.
