Protesta studentore në Tiranë “vishet” kuq e zi në mbështetje të shqiptarëve në Maqedonia e Veriut: “Një gjuhë na bashkon përtej kufijve”

Data

Protesta e organizuar në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut është shoqëruar me thirrje patriotike, pankarta kuqezi dhe mesazhe solidariteti për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet profesionale.

Dhjetëra studentë dhe qytetarë marshuan nga Sheshi Skënderbej drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, duke kërkuar që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe.

“Është një protestë gjithëpërfshirëse. Le të bëhemi bashkë, ajo që po ndodh nuk është e drejtë”, deklaroi një nga përfaqësuesit e studentëve gjatë tubimit.

Gjatë marshimit u mbajt pankarta me mbishkrimin: “Një gjuhë na bashkon përtej kufijve”, ndërsa protestuesit theksuan se çështja e gjuhës shqipe është çështje identiteti dhe dinjiteti kombëtar.

“Jemi zot shtëpie dhe zëri ynë nuk mund të fshihet”, u shpreh një prej pjesëmarrësve.

Një tjetër student paralajmëroi institucionet që të mos injorojnë kërkesat e të rinjve shqiptarë në RMV.

“Mos luani me durimin e një rinie që nuk di çfarë është nënshtrimi. Gjuha shqipe do të flitet. Shqiptar kam qenë dhe do të mbetem”, deklaroi ai.

Protesta në Tiranë vjen pas demonstratave të zhvilluara në Shkup, ku studentët shqiptarë kanë kërkuar të drejtën për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën amtare dhe më shumë barazi institucionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related