Arrestimi i Veliaj/ Reagon për herë të parë Xhafaj, ja çfarë deklaroi për drejtësinë e re

Data

Kryetari i Komsisonit të Posaçëm Anti-korrupsion, deputeti socialist, Fatmir Xhafa, ka reaguar për herë të parë në lidhje me ecurinë e punës së drejtësisë së re pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Xhafaj vlerëson punën e Veliajt si kryebashkiak dhe thekson se ai vetë nuk beson se Veliaj është një zyrtar i korruptuar. Por sipas tij, kjo i takon drejtësisë që të vendosë nëse kryebashkiaku është i përfshirë në korrpsion ose jo. Megjithatë Xhafaj shton se duke lexuar si jurist vendimin gjyqësor që lë në burg kryebashkiakun, kemi të bëjmë me një proces jo të drejtë në aspektin procedurial.

“ ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈ “ ” ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ . Faqet e shumta të vendimit gjyqësor nuk bindin dot askënd që ka minimumin e kulturës juridike që masa e marrë është proporcionale dhe në përputhje me kërkesat e Kodit të Procedurës Penale lidhur me këtë masë sigurie. Ca më keq akoma nuk bindin kur shtron në diskutim dobinë dhe interesin publik, përfshi dhe momentin politik e elektoral kur ajo u dha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related