Avokat Arben Llangozi…Ceremonia Botërore e Sukseseve të SPAK: Nga autokombanja e grurit të Bektashit, te varrezat nën sekuestro, dhe vera e Gys Agasit
Në një ceremoni solemne me aromë suksesi institucional, Silvio Gonzato pritet të vlerësojë “arritjet globale” të SPAK, duke i shpallur tre çështje si kontribut unik në jurisprudencën botërore. Burime pranë organizatorëve thonë se dekorimet do të shoqërohen me duartrokitje të kontrolluara dhe buzëqeshje procedurale.
Rasti I. Autokombanja që tronditi drejtësinë ndërkombëtare
Në Kuçovë, drejtësia ka arritur një kulm epik, 240 banorë të fshatit Kozare kanë dëshmuar në gjykatë, me kërkesë të SPAK dhe palëve, pro ose kundër Bektash Shtëpenjës, pronar i një autokombanje që korrte grurin prej dekadash. Institucionet dyshojnë se pasuria e tij lidhet me të ardhura të djalit të dënuar për trafik droge në Itali, ndërsa vetë Bektashi ka deklaruar se jetesa buron nga puna që nga viti 1980 në kooperativë dhe nga viti 1991 si privat.
Derisa gjysma e fshatit ka folur, 120 bujq kanë sqaruar me sinqeritet se “Kemi korrur grurin me Bektashin dhe e kemi paguar pa faturë, se NIPT s’kemi pasur kurrë.” Një precedent që pritet të hyjë në manualet e hetimit krahasues në mbar botën.
Rasti II. Sekuestrohet një arë që ka kaluar në botën tjetër
Me kërkesë të “SPAK” në ndroq, është vendosur nën sekuestro një arë 600 m² me arsyetimin se i përkiste biznesmenit Ylli Ndroqi i cili u hetua padrejtësishtë dhe me urdhër politik. Prej vitesh kjo pasuri nuk posedohet nga z. Ndroqi në këto pasuri ndodheshin varrezat e fshatit. Fakt i verifikueshëm lehtësisht, por edhe një inovacion që po vlersohet si p[raktikë edhe nga gjykatat e francës italise dhe specifikisht ato të të Strasburgut.
Rasti III, Misteri i provave që avulluan
Në Tiranë, një skandal i padëgjuar më pare, Ergys Agasi, së bashku me kushëririn Eno Agasi dhe persona të tjerë, dyshohet se kanë zhdukur prova materiale të sekuestruara nga SPAK. Një akt që, sipas informacionit zyrtar, demonstron fleksibilitetin e materies përballë procedurës. Prokurorët e SPAK-ut, në këtë episod, mbetën me gisht në gojë, ndërsa provat që duhet të ishin themelet e akuzës u zhdukën pa ceremoni. Nga roli i rojtarëve të hekurt të ligjit, ata u katapultuan në spektatorë të një shfaqjeje absurde, ku dosjet që duhej të rëndonin mbi të dyshuarit u lehtësuan në mënyrë misterioze. Ironia është se, në vend që të flitej për goditje të krimit, tani flitet për goditjen e provave, duke e lënë SPAK-un me pyetje të mëdha, shpjegime të vogla dhe një imazh që të jep përshtypjen se drejtësia, të paktën për këtë rast, u kap në befasi nga ata që duhej t’i kapte vetë, edhe ky rast unik në botë është në fazë studimi.
Në mbyllje, ceremonia pritet të theksojë se këto tri raste e kanë bërë SPAK-un “të paharrueshëm” në arenën globale, nga autokombanja që bashkoi fshatin në një kor dëshmish, te varrezat nën sekuestro dhe provat që u zhdukën pa zhurmë.Një sukses që, sipas organizatorëve, “nuk matet me rezultate, por me volum dëshmish, kreativitet juridik dhe durim publik”.
